Artan Behrami, u ka bërë thirrje qytetarëve të diasporës që më 16 shtator të udhëtojnë drejt Hagës për të qëndruar pranë ish-krerëve të UÇK-së
Behrami ka thënë se për gjashtë vjet kanë qenë bashkë me krerët e UÇK-së gjatë seancave në Dhomat e Specializuara dhe se tani, sipas tij, është koha që diaspora të jetë sërish e pranishme.
“Në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre, në ditën më të rëndësishme për Kosovën e pavarur, duhet të jemi aty”, ka shkruar Behrami.

