Prokurori i Specializuar ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin, në rastin e katërshes. Për ta mbështetur këtë arsyetim, thuhet se ekziston dyshimi se Thaçi ka kryer vepra penale, që bien në juridiksionin e Dhomave të Specializuara.
Ndërkohë, lidhur me këtë çështje gjyqësore, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë, Michael Doyle, në një intervistë për RTK-në, u shpreh për disa procese që lidhen me këtë rast.
