Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bëhet dërgesa e parë drejt Zvicrës në kuadër të Marrëveshjes Kosovë–EFTA

GD
Gazeta Demos2 tetor 2026 në 08:30
Bëhet dërgesa e parë drejt Zvicrës në kuadër të Marrëveshjes Kosovë–EFTA

Sot, në pikën doganore Dheu i Bardhë, është përcjellë drejt Zvicrës dërgesa e parë në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s. Dërgesa përbëhet nga shtëpi modulare të prodhuara nga kompania “Green House” nga Peja.

Dërgesa shënon një nga hapat e parë konkretë në zbatimin e Marrëveshjes, e cila hyn zyrtarisht në fuqi më 1 tetor 2026. Marrëveshja synon të krijojë kushte më të favorshme për bizneset kosovare dhe të lehtësojë eksportin e mallrave dhe shërbimeve drejt Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.

Në kuadër të marrëveshjes, eksportuesit e produkteve industriale do të përfitojnë nga liberalizimi i tarifave doganore. Për një numër të produkteve bujqësore parashikohen tarifa të reduktuara ose zero, si dhe kuota preferenciale, në përputhje me kushtet e përcaktuara në marrëveshje.

Marrëveshja përfshin gjithashtu mundësi më të favorshme për eksportin e shërbimeve, duke synuar zgjerimin e pranisë së produkteve dhe shërbimeve nga Kosova në tregjet e vendeve të EFTA-s.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë bizneset përmes informimit dhe sqarimeve lidhur me mundësitë që ofron marrëveshja, me synim rritjen e eksporteve, krijimin e partneriteteve të reja dhe zhvillimin ekonomik.


dërgesamarrëveshjesparë

Të ngjashme

Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Synohet kalimi nga “faza e rritjes në atë të  transformimit ekonomik”

Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Synohet kalimi nga “faza e rritjes në atë të transformimit ekonomik”

11:04
Këtë nuk e kemi parë deri tash në Kuvend,  Kurti ha “darkë” gjatë seancës

Këtë nuk e kemi parë deri tash në Kuvend, Kurti ha “darkë” gjatë seancës

20:23

Më shumë nga Lajme

  • 16:18Ngarkesa me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen 4 inspektorë të AKU-së
  • 16:16Nis protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”
  • 16:14Gucati për Krasniqin: Kolosi i kombit po mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë
  • 16:13Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit
  • 15:40Ekspertët amerikanë: Tërheqja e 600 ushtarëve nga Kosova do t’i dhuronte Rusisë fitore strategjike