Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, shtroi sot iftarin tradicional për Bashkësinë Islame të Kosovës, të kryesuar nga Kryemyftiu Naim Tërnava. Në këtë iftar morën pjesë përfaqësues të lartë të Bashkësisë Islame, si dhe drejtues dhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës.
Me këtë rast, Kryetari Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e rëndësishëm që Bashkësia Islame e Kosovës ka luajtur ndër vite në ruajtjen e vlerave shpirtërore, solidaritetit dhe harmonisë në shoqërinë tonë.
