Policia njofton se ka sekuestruar kompjuterë, dokumente të ndryshme, pesë telefona mobile dhe USB.

Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prishtinë / 2022-2024 – NN. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më urdhër dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë kryer bastisje në Prishtinë, Suharekë dhe Ferizaj me ç’rast janë arrestuar tre meshkuj dhe dy femra kosovarë. Si prova janë sekuestruar dy kompjuterë, pesë telefona mobil, një USB dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.