Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka realizuar një operacion të koordinuar në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Suedez të Krimit Ekonomik, duke rezultuar me sekuestrimin e pasurive, parave të gatshme dhe një automjeti.
Prokurori në Autoritetin Suedez të Krimit Ekonomik, Daniel Larson, ka theksuar se bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale të Kosovës ka qenë vendimtar për suksesin e këtij operacioni. “Bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale është karakterizuar nga profesionalizëm i lartë dhe bashkëpunim i plotë, i cili ka qenë një parakusht për të qenë në gjendje të sigurojmë prona, para të gatshme dhe një automjet në këtë rast”, ka deklaruar Larson.
Sistemi prokurorial i Kosovës njofton se ky rast tregon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe koordinimit efektiv mes institucioneve ligjzbatuese për të siguruar drejtësi dhe luftuar krimin ekonomik.


