Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Basha: Serbia t’i përmbushë zotimet ndërkombëtare për personat e zhdukur

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 19:07
Basha: Serbia t’i përmbushë zotimet ndërkombëtare për personat e zhdukur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka përkujtuar personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur.

Ai ka shkruar se kjo mbetet një nga plagët më të rënda dhe më të dhimbshme për vendin dhe shoqërinë kosovare.

“Sot me 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Andaj si Kuvend kujtojmë mbi 1584 qytetarë të Republikës së Kosovës që ende janë të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë viteve 98/99. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shpreh dhembjen dhe solidaritetin me të gjitha familjet që ende përballen me mungesën e më të dashurve të tyre dhe që vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë që u takon”, – ka shkruar Basha në një status në Facebook

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Serbisë që t’i përmbushë zotimet ndërkombëtare, përfshirë atë të Aneksit të Ohrit të datës 18 mars 2023 dhe Deklaratën e Përbashkët të 2 majit 2023, duke treguar vendndodhjen e të zhdukurve me dhunë si dhe duke hapur arkivat shtetërore.

“Kërkojmë me vendosmëri ndëshkimin e të gjithë përgjegjësve për këto krime. Të nderuar miq tanë ndërkombëtarë, Serbia, përveç se ka kryer gjenocid dhe ka vrarë mbi 10 mijë civilë të pafajshëm, edhe 26 vite më pas po i vret çdo ditë qytetarët tanë duke mos treguar për fatin e të zhdukurve me dhunë. Prandaj ju lusim të rrisni trysninë ndaj shtetit të Serbisë për të përmbushur këto detyrime me urgjencë, sepse para së gjithash është detyrim moral e njerëzor, por edhe obligim ndërkombëtar”, – ka shkruar ai në Facebook.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme