Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Barduani pret në takim gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 22:32
Barduani pret në takim gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Komandanti i misionit KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur në takim drejtorin e Divizionit të Operacioneve, drejtorisë 1 të Forcave të Armatosura Austriake, Herbert Sailer.

Shefi i KFOR-it në Kosovë e ka njoftuar mysafirin me grada të larta në ushtrinë austriake për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon.

“Gjeneral Barduani dha një pasqyrë të situatës së sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë, duke theksuar angazhimin e vendosur të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e dialogut politik konstruktiv. Gjeneral Major Barduani gjithashtu i shprehu urimet e tij Gjeneral Sailer për kontributet e gjata të Austrisë në KFOR dhe në paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ripërsërit se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. “KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e misionit të KFOR-it.

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 16:04Pesë raste të dhunës në familje regjistrohen brenda 24 orëve
  • 16:00Fundjava e fundit e gushtit sjell fluks të lartë në Morinë, mbi 52 mijë udhëtarë hyjnë në 24 orë
  • 15:49Aksident në Vlorë, automjeti përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe në krahë
  • 15:34Norvegjia nderon monarkun para pallatit mbretëror
  • 15:24OVL-UÇK dënon nderimin e Ratko Mlladiqit në Serbi