Analisti politik Bleron Baraliu ka reaguar pas debatit të fundit mes Uran Ismaili dhe Glauk Konjufca lidhur me iniciativën e vitit 2011 për kandidimin e Adem Demaçi për president të Kosovës.
Në një postim të gjatë në facebook, Baraliu është shprehur se ideja për kandidimin e Demaçit ka lindur fillimisht gjatë diskutimeve me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se Konjufca ka qenë i pranishëm kur është diskutuar për herë të parë kjo nismë.
Sipas tij, më 18 shkurt 2011 ai ishte takuar në zyrat e Vetëvendosjes me Liburn Aliu dhe Visar Ymeri, ndërsa Konjufca, siç thotë ai, kishte dëgjuar diskutimin pa ndërhyrë.
Baraliu pretendon se ishte Aliu ai që për herë të parë kishte propozuar emrin e Demaçit si kandidat për president.
Postimi i plotë:
Mbrëmë Uran Ismaili dhe Glauk Konjufca shkëmbyen disa përshkrime të pasakta, për të mos thënë cinike, rreth iniciativës për Presidentin Demaçi. Si protagonist fillestar i kësaj iniciative, po ndaj disa fakte që i mbaj mend shumë qartë edhe pas 15 vitesh.
• 𝗠𝗲̈ 𝟭𝟴 𝗦𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁 𝟮𝟬𝟭𝟭, sapo kam zbritur në Aeroportin Adem Jashari nga Nju Jorku, kam shkuar drejt në zyrat e Vetëvendosjes (te 4 Llullat) për t’i lutur që të mos lejonim një bashkëpunëtor të Moskës të bëhej President i Kosovës.
𝗣𝗲̈𝗿𝗯𝗮𝗹𝗹𝗲̈ 𝗶 𝗸𝗮𝗺 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗿 Liburn Aliu n 𝗱𝗵𝗲 Visar Ymeri n
Albini ndodhej në një takim me derë të hapur në anën tjetër të korridorit. Glauku ishte ulur në kompjuter prapa meje, në anën e djathtë, dhe dëgjonte gjithë diskutimin pa ndërhyrë.
𝗣𝗿𝗮𝗻𝗱𝗮𝗷, 𝗼𝗿𝗶𝗴𝗷𝗶𝗻𝗮 𝗲 𝗸𝗲̈𝘀𝗮𝗷 𝗶𝗻𝗶𝗰𝗶𝗮𝘁𝗶𝘃𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁’𝗶 𝗷𝗲𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗽𝗮𝗻𝗷𝗼𝗵𝘂𝗿 𝗚𝗹𝗮𝘂𝗸𝘂𝘁.
• Pas një përplasjeje mes meje dhe Liburnit, i cili insistonte se vetëm dorëheqja e Thaçit nga politika ishte zgjidhje, ndërsa unë kërkoja një rrugëdalje praktike, 𝗟𝗶𝗯𝘂𝗿𝗻𝗶 𝗸𝗮 𝗾𝗲𝗻𝗲̈ 𝗮𝗶 𝗾𝗲̈ 𝗲 𝗸𝗮 𝗽𝗿𝗼𝗽𝗼𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗶 𝗽𝗮𝗿𝗶 𝗕𝗮𝗰𝗲̈𝗻 𝗔𝗱𝗲𝗺.
Ai shtoi se VV-ja do t’i jepte nënshkrimet, por se Baca nuk do të pranonte të kandidonte.
• Pas kësaj e kam takuar Bacën Adem 1-me-1 në Simfoni te Naim Bajraktari
𝗧𝗮𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗸𝗮 𝘇𝗴𝗷𝗮𝘁𝘂𝗿 𝗴𝗮𝘁𝗶 𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝗿 𝗼𝗿𝗲̈.
Fillimisht Baci Adem ka qenë vendosmërisht kundër. Në fund Ai është pajtuar se koha kërkonte përmbysjen e kapjes së shtetit, vasalizmit ndaj të huajve dhe kleptokracisë, dhe është shprehur se ishte:
“𝗜 𝗴𝗮𝘁𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗶𝗴𝗷𝗲𝗺 𝗻𝗲̈ 𝘇𝗷𝗮𝗿𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗾𝗼𝗳𝘁𝗲̈ 𝗻𝗲𝘃𝗼𝗷𝗮.”
• Gjatë tri ditëve të ardhshme kanë pasuar negociata intensive. Nuk kam shkuar në shtëpi dhe nuk kam parë familjen asnjë çast deri të martën kur filloi seanca.
𝗞𝗲𝗺𝗶 𝗴𝗷𝗲𝘁𝘂𝗿 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗷𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗮𝗻𝗲̈𝘁 𝗲 𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁𝗿𝗶𝘁 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸.
Por po aq e rëndësishme:
𝗞𝗷𝗼 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗷𝗲 𝗸𝗮 𝗻𝗶𝘀𝘂𝗿 𝗺𝗲 𝗩𝗲𝘁𝗲̈𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀𝗷𝗲𝗻.
• Më 19 shkurt, pas konsultimit me Ramush Haradinajn në Hagë, Burim R. Ramadani më premtoi votat e AAK-së, por më paralajmëroi se VV-ja kishte lëvizur nga mbështetja.
𝗜 𝗸𝗮𝗺 𝘁𝗵𝗲̈𝗻𝗲̈ 𝘀𝗲 𝗽𝗼 𝗳𝗹𝗶𝘀𝘁𝗲 𝗸𝗼𝘁.
