Një iniciativë humanitare e qytetarëve të Deçanit ka rezultuar me mbledhjen e 3,795 eurove, të cilat i janë dhuruar familjes së të ndjerit Xhemajl Mustafaj dhe djalit të tij, të cilët humbën jetën tragjikisht pak ditë më parë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se kjo ishte një iniciativë e përbashkët e qytetarëve të Deçanit, duke falënderuar secilin që dha kontributin e tij, si dhe grupin OFF ROAD Dukagjini për mbështetjen në realizimin e kësaj nisme.
Njoftimi:
Nje inciative e banorevë te Deçanit qe mblodhen 3795 euro dhe iu dhuruan familjes së Xhemajl Mustafaj dhe te birit të tij qe nderruan jetë fatkeqsisht pak ditë me parë inciativa eshtë e qdo qytetari e falenderojme qdo qytetar qe kontriboj per ketë inciativë po ashtu edhe grupin OFF ROAD Dukagjini
