Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: Skandaloze thirrja e ZRRE-së për bizneset, do t’i leni mbi 100 mijë punëtorë në rrugë – Prokuroria të hetojë tërë zinxhirin

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 17:34
Bajrami: Skandaloze thirrja e ZRRE-së për bizneset, do t’i leni mbi 100 mijë punëtorë në rrugë – Prokuroria të hetojë tërë zinxhirin

Bajrami tha se kjo thirrje është skandaloze derisa KEK-u, si furnizues i mundësisë së fundit, ende nuk i ka faturuar bizneset për muajin qershor.

“Zyra e Rregullatorit për Energji, si një ndër akterët kryesorë që bart mbi supe përgjegjësinë për gjithçka që po ndodh në sektorin e energjisë në vend, sot paska dalë me një thirrje skandaloze. Si mund t’u bëni thirrje bizneseve të lidhin kontrata me operatorë privatë të furnizimit me energji, kur vetë KEK-u, si furnizues i mundësisë së fundit, ende nuk i ka faturuar bizneset për muajin qershor? A keni ju ndonjë përgjegjësi ju për këtë? Çfarë thotë udhëzuesi juaj për faturimin? E vetmja gjë që dihet është se prej 1 qershorit, kur bizneset kanë dalë në ”treg të lirë”, importi i energjisë elektrike është rritur TETË HERË”.

Bajrami thotë se këto biznese ende nuk e dinë sa do të jenë faturat e qershorit e të korrikut, ndërkohë ZRRE iu bën thirrje të lidhin kontrata me “operatorë privatë/tregtarë të energjisë”.

“Ju nuk po merreni me realitetin e këtyre bizneseve. Ju po e injoroni faktin se fatura e qershorit dhe ofertat nga operatorët privatë janë faktorët vendimtarë nëse këto biznese do të vazhdojnë operimin apo jo. Prandaj, pa asnjë fije përgjegjësie, bëni thirrje të tilla absurde.

Çka do të bëni me 1 gusht për bizneset të cilat nuk do të lidhin kontrata?

– do t’i leni pa rrymë,

-do t’i mbyllni ato,

-do t’i leni mbi 100 mijë punëtorë në rrugë”.

Bajrami po ashtu ka komentuar pretendimet e ZRRE-së se gjykatat në rastet e shqyrtuara lidhur me procesin e liberalizimit të tregut “kanë vlerësuar si të ligjshme dhe të bazuara vendimet e ZRRE-së, duke konfirmuar se veprimet tona janë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi”.

Por, deputetja e LDK-së thotë se “jemi dëshmitarë” të vendimeve të gjykatave që janë vendosur në favor të bizneseve dhe jo të ZRRE-së.

“Edhe një gjë: paskeni thënë se Gjykata ju ka dhënë të drejtë, por s’po dihet ku dhe kur, sepse në muajin e fundit ne jemi dëshmitarë të dhjetëra vendimeve të Gjykatës Komerciale, të cilat janë në favor të bizneseve jo në favor tuajin”.

Në fund, Bajrami i bëri thirrje Prokurorisë që të hetojë “tërë zinxhirin vendimmarrës në sektorin e energjisë”.

“Nuk mundemi me sakrifiku krejt shtetin për fitimet e tregtarëve të energjisë dhe lidhjeve të tyre me pushtetarë”

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Softa: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
  • 23:31“Liri për Çlirimtarët”/ Të hënën shfaqet billbordi në Times Square të Nju-Jorkut
  • 23:05Mosmarrëveshje në komunikacion në Rrugën C, tensione mes qytetarëve – ndërhyn Policia
  • 22:52Parashikimi i motit për nesër
  • 22:36Megaoperacion në Sarandë, arrestohen ‘kokat’ e grupeve që shpërndanin drogë