Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: “Qerrja para kalit” edhe në energji, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro rrymë

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 10:25
Bajrami: “Qerrja para kalit” edhe në energji, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro rrymë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vazhduar kritikat ndaj  Qeverisë në detyrë lidhur me politikat në sektorin e energjisë dhe themelimin e Korporatës së Ruajtjes së Energjisë (KRE).

Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se më 13 mars 2024 Qeveria e kishte themeluar KRE-në me qëllim të menaxhimit të kapaciteteve për ruajtjen e energjisë, por, sipas saj, Kosova ende nuk posedon këto kapacitete.

Ajo tha se gjatë kësaj periudhe Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro energji elektrike.

“Prej asaj kohe, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro energji elektrike: 2024: 142 milionë euro, 2025: 259 milionë euro, janar-Gusht 2026: 137 milionë euro”, shkroi Bajrami.

 Bajrami ka kritikuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë në detyrë për kompensimin mujor të anëtarëve të Bordit të KRE-së, duke thënë se vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje elektronike të mbajtur në orët e natës.

“Kapacitete për ruajtje të energjisë nuk ka, ndërmarrje ka, kompensime për Bordin u caktua, e importi ka arritur në 538 milionë euro”, ka shkruar ajo.

Duke iu referuar shprehjes së përdorur shpesh nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, “qerrja para kalit”, Bajrami ka deklaruar se ky është, sipas saj, shembulli i qeverisjes së Kurtit, “ndërmarrja, bordi dhe kompensimet para kapaciteteve që do të duhej t’i menaxhonin”.

“Albin Kurti na ka folur shpesh për “qerren para kalit”. Ja fenomeni i qeverisje së tij i qerres para kalit: ndërmarrja, bordi dhe kompensimet para kapaciteteve që do të duhej t'i menaxhonin.

Prokuroria duhet seriozisht të merret me ''mafinë energjetike'', i shterri xhepat e një populli”, ka shkruar Bajrami.

milionëeurobajrami

Të ngjashme

Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

11:47
Kamberi: Serbia financon serbët në Kosovë, por bllokon fondet për shqiptarët e Luginës

Kamberi: Serbia financon serbët në Kosovë, por bllokon fondet për shqiptarët e Luginës

22:13
Një fanellë 14 milionë dollarë! Michael Jordan vendos rekordin e ri në historinë e NBA-së

Një fanellë 14 milionë dollarë! Michael Jordan vendos rekordin e ri në historinë e NBA-së

19:46
Kosova nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për pajisje mjekësore dhe infrastrukturë shëndetësore

Kosova nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për pajisje mjekësore dhe infrastrukturë shëndetësore

14:42

Më shumë nga Lajme

  • 15:32Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, riafirmohet mbështetja për rrugën evropiane të Kosovës
  • 15:24Aksion i jashtëzakonshëm në Podujevë, gjenden 15 vetura të paregjistruara për tri orë
  • 15:18Qalaj i bindur që PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ: Presidentja ta emërojë sa më shpejt
  • 15:17Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës
  • 15:17Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së