Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: Një familje që në tetor 2019 ka paguar rrymë 54 euro, sot paguan 169 euro

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2025 në 11:35
Bajrami: Një familje që në tetor 2019 ka paguar rrymë 54 euro, sot paguan 169 euro

Hykmete Bajrami nga LDK i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrit në detyrë Hekuran Murati, lidhur me subvencionimin e faturave të energjisë elektrike, duke thënë se po i subvencionojnë xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët kanë lidhje të ngushta.

Bajrami thotë se në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë që ka paguar 54 euro për rrymë, e njëjta familje në tetor të vitit 2025 ka pagu 169 euro për rrymë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj:

”Subvencionimi i faturave të energjisë”

Energjia – korrupsioni dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie

Dje Albin Kurti përmes Hekuran Muratit na njoftoi se në këtë muaj ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë elektrike.

Çfarë hipokrizie!

Derisa në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 Euro. A e dini sa ka paguar e njëjta familje në tetor të vitit 2025? Ka pagu 169 Euro. dmth. 300% më shumë, e tash kishin ”ne jemi për popull dhe po subvencionojmë faturat familjeve”.

Por, pos ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për 300%, rreth 1300 biznese vendore, pjesa dërmuese prodhuese pas “liberalizimit të tregut” çmimin e MWh që tetorin e vitit të kaluar e kanë pagu 75 Euro tash e paguajnë 206 Euro. Ndërsa të dhënat e Doganës së Kosovës konfirmojnë se derisa Kosova për vitet 2015-2020 ka importu 273 milionë Euro energji, importi i energjisë gjatë pesë viteve të qeverisë së Albin Kurtit 2021 – shtator 2025 ka arritur në 811 milionë Euro.

A po e shihni mashtrimin?

Ani “po ju subvencionojmë faturat”

Po i subvenciononi xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët keni lidhje të ngushta, me paratë e rinisë që ka ikë

Hykmete Bajrami

Më shumë nga Lajme

  • 19:33Flakët pushtojnë Halkidikin në Greqi, evakuime urgjente nga bregdeti i Sivirit
  • 19:30Abrashi: Nuk i kemi votat për presidentin, por kjo çështje i takon edhe opozitës
  • 19:27Haziri: Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë
  • 19:19A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvend?
  • 19:19Gruda tregon për veprimet nesër në Kuvend: Nesër do ta presim Deharin e VV-në në sallë