Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po e çon sërish vendin në zgjedhje, duke shtuar se sipas saj ai “nuk i rrihet pa kriza”.
Në një postim në Facebook, Bajrami ka folur për, siç i ka quajtur ajo, pasojat që mund t’i ketë vendi nga jostabiliteti politik.
Bajrami ka shtuar se Kurti, sipas saj, ka qeveri dhe buxhet në dispozicion, por që nuk po i mjaftojnë.
Postimi i plotë:
Në vitin 2025 janë mbajtë rreth 60 seanca për ta bërë Albulenën kryetare të Kuvendit dhe asnjë seancë për të bërë ndonjë zgjidhje për qytetarët e vendit.
Kur ata nuk arritën ta bëjnë kryetaren e Kuvendit, e çuan vendin në zgjedhje.
Sot, thonë: “kryetarin e Kuvendit e japim” por presidentin e dojmë me çdo kusht.
Dhe për këtë, Kurti prapë po e çon vendin në zgjedhje, madje po paralajmëron edhe zgjedhje të tjera pas atyre që do të mbahën në qershor.
Në ndërkohë:
