Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: Kurtit s’i duket asgjë pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, ai ishte tallur me Sekretarin amerikan e Shtëpinë e Bardhë

GD
Gazeta Demos19 shtator 2025 në 14:37
Bajrami: Kurtit s’i duket asgjë pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, ai ishte tallur me Sekretarin amerikan e Shtëpinë e Bardhë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mbi masën e SHBA-së për pezullim të Dialogut të planifikuar Strategjik, i cili sot në mbledhjen e qeverisë tentoi ta minimizonte atë, duke thënë se kontaktet e qeverisë së tij me amerikanët janë të rregullta.

Bajrami tha se Kurtit s’i duket asgjë pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA meqë s’është angazhuar kurrë për ndërtim raportesh me SHBA-në apo aleat tjetër, ndërsa tha se është tallur me Sekretarin amerikan dhe se është tallur me Shtëpinë e Bardhë.

“Natyrisht, se Kurtit nuk i duket asgjë pezullimi i procesit të fillimit të Dialogut Strategjik me SHBA-të sepse kurrë në jetën e tij nuk ka kontribu për të ndërtuar raporte me SHBA-të apo ndonjë aleat tjetër të shtetit tonë. Kurti është tallur me sekretarin amerikan, është tallur me Shtëpinë e Bardhë dhe tash po tallet me qytetarët e Kosovës, duke thënë se dikush tjetër po ekzagjeron masën e fundit të SHBA-ve që është pezullimi i fillimit të Dialogut Strategjik”, ka shkruar Bajrami.

Ajo tha se dëmtimi i raportit me SHBA-në e gëzon Serbinë dhe jo ish-opozitën.

“Sipas deputetit Kurti, Ambasada Amerikane në Prishtinë qenka e veçuar nga politika e jashtme amerikane, me siguri edhe kur është tallur me sekretarin e shtetit ka mendu që po bën shaka me një fqinj të rëndomtë, pra ky është niveli i seriozitetit të Kurtit i cili ka uzurpuar zyrat e shtetit dhe po teston limitet e Prokurorisë, veprimin e të cilës po e presim me muaj. Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje uroj shumë ta kuptojnë sa më parë që degradimi i raporteve Kosovë-SHBA e gëzon Serbinë dhe Rusinë, por assesi ish opozitën. Lidhja Demokratike e Kosovës është tejet e shqetësuar për ndërprerjen e dialogut strategjik me SHBA-të dhe ne angazhohemi pa ndalë që raportet tona miqësore e diplomatike t’i ruajmë e thellojmë tutje”.

Bajrami tha se për shkak të Albin Kurtit, Kosova nga mesi i vitit 2023 është në sanksione të BE-së.

“Nuk ka marrë pothuajse asnjë njohje qe 5 vjet, përjashtim njohjes që e solli Pacolli, nuk është anëtarësuar pothuajse në asnjë organizatë. Të vetmen punë që ka bërë në këto pesë vjet Albin Kurti është rritja e tregtimit të energjisë elektrike dhe rreth 300 milionë Euro tenderat njëburimor”.

Bajrami tha se qytetarët “do ta dënojnë këtë sjellje të Kurtit që e ka dërgu në këtë pikë Shtetin e Kosovës!”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:35Bajqinovci uron Kurtin për formimin e Qeverisë
  • 23:20Kurti: Mbi 1 miliard euro për ushtrinë në katër vitet e ardhshme
  • 22:53Musliu kritikon ashpër pozitën: Çka i kanë bërë Kuvendit, të vjen me vjellë
  • 22:35Prishtina mbulohet me kamera, ekspertët kërkojnë prova për rritjen e sigurisë
  • 22:22Çitaku: Kurti po sillet si monark – PDK nuk shantazhohet