Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: Kurti është bërë aleat me Listën Serbe në bllokimin e institucioneve, po e zhyt vendin në krizë

GD
Gazeta Demos6 shtator 2025 në 10:48
Bajrami: Kurti është bërë aleat me Listën Serbe në bllokimin e institucioneve, po e zhyt vendin në krizë

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami tha se përderisa bllokada politike vazhdon nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe aleatët e tij, sipas saj, Kosova do të rrëshqasë drejt një krize të thellë ekonomike.

Ajo bën të ditur ndër të tjera se deficiti tregtar po thellohet me shifra frikësuese.

“Përderisa bllokada vazhdon nga Kurti dhe aleatët e tij, Kosova po rrëshqet drejt një krize të thellë ekonomike Sipas ASK-së norma e inflacionit është 4.3%, ndërsa për shportën bazë të konsumit inflacioni arrin në numra dyshifrore, deficiti tregtar po thellohet me shifra frikësuese, investimet kapitale të nivelit qendror janë më të ulëtat në histori e institucionet financiare janë në mungesë të thellë likuiditeti. Në të njëjtën kohë, energjia elektrike për bizneset më vitale në vend është 300% më e shtrenjtë”.

“Thënë më thjeshtë, çmimet po rriten çdo ditë, importojmë pothuajse çdo gjë që konsumojmë, qeveria nuk investon para në ekonomi dhe secila familje sot është në kredi. Ndërkohë, atë pak ekonomi që kishim po shkatërrohet, sepse po sakrifikohet prodhimi vendor për të favorizuar tregtarët e energjisë, të cilët tashmë edhe me emra shihet se janë njerëz të afërt me Albin Kurtin”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Ndër të tjera, Bajrami thotë se politika korruptive e Kurtit, sipas saj ka arritur ta faktorizojnë Listën Serbe, duke e bërë aleate në bllokimin e institucioneve për një pozitë, siç e quan ajo, krejtësisht të parëndësishme në Kryesinë e Kuvendit.

“Politika korruptive e Albin Kurtit arriti ta faktorizojnë Listën Serbe, duke e bërë aleate në bllokimin e institucioneve për një pozitë krejtësisht të parëndësishme në Kryesinë e Kuvendit. Rrallë kush e di se kush ka qenë nënkryetar Listës Serbe në kryesinë e Kuvendit prej se ekziston ky institucion. Por është fakt se me Albinin në qeveri kjo parti ka 9 deputetë në Kuvendin e Republikës, pavarësisht akuzave që askush nuk i mohon institucionet e udhëhequra nga Albin Kurti dhe njerëzit e tij kanë miratuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit”.

“Qytetarët duhet të dinë se secila sfidë e tyre si: çmimi i lartë i ushqimit, faturat e fryra të energjisë, pagat e zhvlerësuara, vështirësitë për sigurimin e librave shkollorë, mungesa e barnave në spitale dhe mungesa e perspektivës ka një adresë. Kjo adresë është Qeveria, e cila po i bën 5 vite në pushtet dhe përveç korrupsionit galopant nuk mbahet mend të ketë sjellë ndonjë dobi për vendin. Shkatërruesit dhe bllokuesit e kanë fundin afër!”, ka shkruar deputetja.

Albin KurtiHykmete Bajrami

Më shumë nga Lajme

  • 08:44Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, jemi në anarki
  • 08:35Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës
  • 08:33Kolona në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 08:09KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Kuvendi mblidhet sërish sot në 11:00