Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: Hipokrizi që LVV të apostrofojë partitë e tjera me Listën Serbe, kur janë përgjimet e Mimoza Kusarit

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 15:37
Bajrami: Hipokrizi që LVV të apostrofojë partitë e tjera me Listën Serbe, kur janë përgjimet e Mimoza Kusarit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, u paraqit sot për të dytën herë në hollin e Kuvendit para mediave, pas deklarimeve të Albulena Haxhiut dhe Hekuran Muratit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Bajrami ka reaguar ndaj kritikave të Haxhiut dhe Muratit për partitë tjera që nuk votuan Nenad Rashiqin për nënkryetar nga komuniteti serb. Ajo përmendi publikimin e përgjimeve të Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiqin, duke e cilësuar si “hipokrizi” që VV-ja të akuzojë partitë e tjera për bashkëpunim me Listën Serbe.

“Është hipokrizi me dalë para mediave dy eksponentë të VV-së dhe me apostrofuar parti të tjera se kinse jemi me Listën Serbe. Ndërkohë që janë përgjimet e Mimoza Kusarit duke qenë shefe e 58 deputetëve, me Listën Serbe dhe Milan Radoiciqin. Ata që ne na quajnë bashkëpunëtorë të tyre, keni dëshmi se kanë bashkëpunuar për vota për të zgjedhur persona në Kushtetuese dhe Ligjin për veteranët”, tha ajo.

Bajrami shtoi se Vetëvendosja ka pasur mundësinë të shpallë Listën Serbe organizatë terroriste, por nuk e ka bërë këtë.

“Është hipokrizi me dalë e me tregu se si ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë që të përjashtojmë Listën Serbe nga Kuvendi. Ata janë aty. Këta kur e kanë pasë rastin me i shpallë organizatë terroriste dhe i kanë pasë kompetencat, nuk e kanë bë. I kanë pasë faktet se kanë qenë pjesë në sulmin e Banjskës, dhe nuk e kanë bërë”.

Sipas Bajramit, Vetëvendosja nuk ka numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë.

“Është hipokrizi të thuhet se i kemi numrat për qeveri në ndërkohë që këta numra Albin Kurti nuk ia ka dhënë Albulena Haxhiut plot 48 herë, pse kërkojnë numra nga opozita për ta bërë nënkryetar Rashiqin. Është hipokrizi të thuhet se partitë opozitare po e mbajnë Kuvendin të bllokuar, ndërkohë që ne i kemi numrat për qeveri”, tha ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 17:24Haziri në protestën masive: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem!
  • 17:23Haradinaj kërkon bashkim të deputetëve, nga ndërkombëtarët kërkon drejtësi: Ju na keni tradhëtuar, kthejeni besimin se na bie keq dy palëve
  • 17:04Ilir Shaqiri ndan tekstin e këngës ‘Jo në emrin tim’: S’ka as ditë të mbarë pa u kthy n’atdhe trimat çlirimtarë
  • 16:46Gazmend Syla solidarizohet me krerët e UÇK: Nga 16 shtatori edhe na jemi anëtarë të ‘Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale’
  • 16:40Pankarta e qytetarit në protestë: Kryegjykatësi Charles Smith nën siluetën e Albin Kurtit, me çekiç të BE-së në dorë