Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajqinofci: Ka emra të PDK-së që VV-ja s’i voton – opozita të propozojë kandidat për president

GD
Gazeta Demos15 prill 2026 në 21:19
Bajqinofci: Ka emra të PDK-së që VV-ja s’i voton – opozita të propozojë kandidat për president

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka deklaruar se opozita duhet të dalë me një emër konkret për president, duke kundërshtuar idenë e dhënies së votave pa një kandidat të qartë.

Ai në Debat Plus tha se nuk ka praktikë politike që deputetët të japin nënshkrime apo vota pa e ditur se për kë po votojnë.

“E para askund në botë nuk ka marrëveshje bllanko që mund ti japë nënshkrimet apo votat deputetëve pa emër. Këta kanë kërkuar ju duhet më na dhënë edhe nënshkrimet edhe me na votu, emrin në ua tregojmë. Nuk mundesh me votu dikë kur nuk e dinë se kush është, këtë vetëm PDK e bën”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ka emra brenda opozitës, konkretisht në PDK, që Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i mbështeste, por shtoi se ekzistojnë edhe figura të tjera që mund të jenë të pranueshme për votim.

Megjithatë, ai nuk përmendi emra konkretë.

“Po nuk ka askund marrëveshje politike në botë që duhet me ua dhënë nënshkrimet e votat pa e ditë kë do ta votojmë. Ka emra në PDK që LVV nuk do ti votonte. Por ka edhe persona që janë edhe që mund të jenë figura që mund t’i votojmë, por nuk të japë emra”, ka deklaruar ai.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 09:57Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet
  • 09:54Arrestohet një person në Shtërpcë, e goditi me gotë qelqi një shtetas të Kosovës në një restorant
  • 09:34Këmbësoria e FSK-së zhvillon trajnime, gara dhe ushtrime për gatishmëri
  • 09:18Deliu-Kodra: Kushdo që e ndien veten shqiptar, do të marshojë
  • 09:18Gjini fton qytetarët që t'i bashkohen "Marshit për Liri": Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë