Me një postim prekës në rrjetet sociale, vajza e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj, Panteli Nakoleci në Volos, ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e nënës së saj.
“U largove mami ime e dashur… Do më mungosh shumë. E di që na shikon nga lart, por ne të duam shumë unë, Dinosi, Bleta dhe Asimina. Do jesh gjithmonë në jetën tonë.” shkroi vajza në përshkrimin e postimit, e pafuqishme të besojë se nuk do ta shohë më nënën e saj.