Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se një numër i konsiderueshëm i punëtorëve po ankohen se nuk i kanë pranuar ende 100 eurot e ndara nga Qeveria.
Azemi tha se ende është herët për të dhënë një raport përfundimtar, pasi vonesat mund të lidhen edhe me procedurat bankare.
“Një pjesë e madhe e punëtorëve po ankohen se nuk iu kanë dalë mjetet. Megjithatë, nuk mund të japim raport përfundimtar, sepse mund të ndodhë që edhe bankat ta bëjnë këtë vonesë. Përndryshe, kemi shumë punëtorë që po thonë se nuk i kanë marrë 100 eurot”, ka thënë Azemi për Front Online.
