Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Azemi ngre alarmin: 9 raste vdekjeje në punë, mungesë serioze e sigurisë

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 22:05
Azemi ngre alarmin: 9 raste vdekjeje në punë, mungesë serioze e sigurisë

Rastet e vdekjes në vendin e punës po vazhdojnë të jenë në shifra të larta në Kosovë. Derisa dje u shënua 1 Maji Dita e Punëtorëve, në Kosovë në javët e fundit janë raportuar disa raste ku punëtorët kanë humbur jetën në rrethana aksidentale në vendin e punës.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në sektorin privat, Jusuf Azemi në një intervistë për Klankosova ka bërë të ditur se në tremujorin e parë janë raportuar 9 raste të vdekjeve në vendin e punës.

“Nëse e marrim në krahasim në tremujorin e parë jemi aty. Në vitin e kaluar kanë qenë 8 raste, ndërsa në këtë vit kemi 9 raste të vdekjeve. Në vitin 2025 kanë qenë gjithsej 32 raste të vdekjeve, ndërsa tani kemi shkuar në 9 raste të vdekjeve”, tha ai.

Azemi njëherësh bëri thirrje që të formohet një komision i përbashkët mes Qeverisë, Inspektoratit dhe Sindikatës ku punëtorët do të informoheshin për rreziqet në vendin e punës në mënyrë që ky numër të zvogëlohet.

“Realisht ne kemi thënë që në fillim që në përjashtim të vullnetit të mirë të ministrit që të bëjë diçka të mirë me këtë iniciativë e kemi parë që nuk do të ketë asnjë efekt në kuadër të saj. Ne duhet ta luftojmë sigurinë dhe shëndetin në punë që të krijojmë kushte për çdo ditë, jo për një afat dyjavor sepse në afatin dyjavor punëtori humbi jetën fatkeqësisht në vendin e punës dhe ne normal që e kemi bërë një plan që nëse do ta kemi mbështetjen edhe nga Qeveria dhe Inspektorati i Punës dhe mendojmë që së paku të kemi një formacion të përbashkët ku do dilet në terren dhe do të bëhet trajnimi dhe edukimi i punëtorëve dhe do të ketë biseda edhe me punëtorët e kompanive që së paku këto raste të zvogëlohen. Sa do të jenë të gatshëm ta bëjnë këtë nuk e di, por megjithatë ne kemi bërë një projekt si sindikatë dhe do t’ia dorëzojmë në tavolinë”, tha ai.

Ai tha se nga aksioni i fundit i Inspektoratit Qendror të Punës është konstatuar që në 50% të rasteve punëtorët nuk i kanë kushtet e plotësuara në vendin e punës.

“Në kontrollet që i ka bërë Inspektorati ka dalë që 50% e kompanive nuk i plotësojnë kushtet e punës dhe jam i bindur që vetëm përkohësisht i janë vendosur shiritat për ndalimin e punës, duke u nisur nga e kaluara ata shirita nuk besoj që do ta presin kohën kur do të plotësohen kushtet për rifillimin e punës, ata do të fillojnë edhe më herët”, shtoi Azemi.

Në anën tjetër, Azemi tha se familjarët e punëtorëve që humbin jetën mbesin nën ‘mëshirën e fatit’ pasiqë duke humbur mbështetjen financiare ata në shumicën e rasteve nuk përfitojnë kompensim financiar.

“Në shumicën e rasteve ne këta punëtorë i vrasim për herën e dytë. Një verdikt i cili duhet të pritet për 8 vjet dihet se çka mund të ndodhë. Në shumicën e rasteve punëtorët e vdekur e humbin po them në një formë të drejtën, pasi ata që kanë shkuar në amshim nuk mund të zgjohen dhe nuk mund të interferojnë te gjykatësit apo diku tjetër, shumicën e rasteve familjet e tyre nuk përfitojnë asgjë. Qeveria e Kosovës ka obligim ta ketë një fond të veçantë ku rastet e tilla duhet të financohen për një periudhë të caktuar, sepse familjet përpos që kanë humbur më të dashurin ata po humbin edhe një mbështetje financiare për familjen dhe në momentin kur këta punëtorë po vdesin, familjarët po mbesin në mëshirën e askujt”, përfundoi Azemi.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Inspektoratin Qendror të Punës nga të cilët u konfirmua numri i rasteve të vdekjeve në vendin e punës.

“Bazuar në të dhënat zyrtare deri më tani janë evidentuar 9 raste me fatalitet në vendin e punës nga të cilat tri raste nuk kanë ndodhur duke kryer aktivitet pune sipas Ligjit Për Siguri dhe Shëndet në Punë”, thuhet në përgjigjjen e IQP për Klankosova.tv.

IQP tha se ndaj kompanive që nuk respektojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë merren veprime ligjore në bazë të shkeljeve.

“Ndaj kompanive që nuk respektojn masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, IQP varesisht shkeljeve te konatatuara ndermerr veprimet e parapara ligjore”.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë edhe me Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigjje.

punevdekje

Më shumë nga Lajme

  • 08:59Labinot Rexha ftohet në polici, dyshohet se gjuajti me armë në një aheng
  • 08:43Njofton MINT: Bie çmimi i derivateve për sot
  • 08:41“Lagjja jonë është mbuluar nga dhimbja”, reagim pas vdekjes së tre kosovarëve në Gjermani
  • 08:18Sot skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit
  • 08:10Kolona në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare