Axha i Fatos Gecit, Nehat Geci, nëpërmjet një statusi në Facebook njoftoi pak minuta më parë se fjalimin e Fatosit kundër Hashim Thaçit ku ai kërkoi burg të përjetshë për Thaçin ia shkroi deputeti Ilir Kërçeli, ish-këshilltari i Glauk Konjufcës.

“Gjatë një bisede telefonike me Fatosin, ai më tregoi personalisht se fjalimin që ka mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, të cilin unë në fakt nuk e njoh fare.”, shkroi Nehat Geci.

Postimi: Të dashur miq, Sot rreth orës 13:50 isha në një kafiteri në Skenderaj duke pirë kafe së bashku me dy nipërit e mi, Artonin (vëllanë e Fatosit) dhe Festimin. Gjatë një bisede telefonike me Fatosin, ai më tregoi personalisht se fjalimin që ka mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, të cilin unë në fakt nuk e njoh fare. Pas kësaj, bëra një hulumtim të shkurtër për të parë se kush eshte Ilir Kërçeli dhe gjeta ketë foto. Kjo është e vërteta e kësaj historie. Këtë bisedë e kanë kuptuar edhe Artoni dhe Festimi.