Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AVONET: Mashtrim publik, Qeveria po e ‘inauguron’ rrugën e papërfunduar një ditë para balotazhit

GD
Gazeta Demos8 nëntor 2025 në 15:57
AVONET: Mashtrim publik, Qeveria po e ‘inauguron’ rrugën e papërfunduar një ditë para balotazhit

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka reaguar për mënyrën, siç thonë ata, se si vetëm pak orë para procesit zgjedhor, Qeveria e Kosovës po mundohet të paraqesë si arritje të re një projekt të papërfunduar e të inicuar vite më parë nga qeverisjet e kaluara”.

Ata thonë se ky projekt është propozuar dhe shtyrë nga ish-ministri Bajram Hasani nga Qeveria Haradinaj, dhe se qeveria aktuale e ka lënë këtë projekt totalisht në neglizhencë.

“Kyçja e komunës së Vitisë në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, për të cilën sot është bërë një ‘inaugurim’ i hyrjes, nuk është projekt i ri dhe as i përfunduar, por faza e parë e një projekti që ka filluar shumë më herët. Ky projekt është propozuar dhe shtyrë përpara nga ish-ministri Bajram Hasani gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, dhe ka pasur mbështetjen e plotë të asaj qeverie. Për fat të keq, gjatë mandatit të qeverisë aktuale, ky projekt është lënë në neglizhencë të plotë dhe nuk ka pasur asnjë avancim real”, thuhet në komunikatë.

“Në momentet e fundit para zgjedhjeve, qytetarëve po u servohen përralla elektorale me prerje shiritash dhe deklarata për projekte që ende nuk janë funksionale”.

AVONET-i e quajti këtë veprim abuzim të besimit të qytetarëve dhe mashtrim publik, duke thënë se përdorimi i projekteve publike për poena politikë është i paparnueshëm.

“Ky veprim është një abuzim me besimin e qytetarëve, një mashtrim publik dhe një fyerje për qytetarët e Vitisë, të cilët me vite presin përfundimin real të këtij projekti”.

“AVONET thekson se përdorimi i projekteve publike për poena politikë është i papranueshëm dhe cenon integritetin e proceseve demokratike në vend. Zhvillimi lokal nuk është pronë partiake por është e drejtë që u takon qytetarëve”.

“AVONET i bën thirrje institucioneve qendrore që të ndalojnë praktikën e manipulimit me opinionin publik dhe të respektojnë transparencën, përgjegjësinë dhe dinjitetin e qytetarëve që përfaqësojnë”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike