Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokatja Hoxha për vdekjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 13:56
Avokatja Hoxha për vdekjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut

Avokatja Adelina Hoxha ka folur lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta në Lipjan.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo tha se, bazuar në pamjet e publikuara deri tani, nuk sheh shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e zyrtarëve policorë.

“Për aq sa kam parë në dy pjesë të videove të ndara, nuk ka cenim të të drejtave të njeriut”.

“Në pjesën e videos që unë e kam parë, tashmë i ndjeri, që ka qenë nën ndikim të alkoolit ose substancave të tjera, ose nën ndonjë presion psikologjik, ka filluar sulmin dhe ka vrapuar drejt zyrtarit policor. Ai ka qenë vetëm duke qëndruar, dhe në atë moment ka reaguar me sprej”, tha Hoxha.

Ajo shtoi se nga përvoja e saj e mëparshme, nuk përjashtohet mundësia që përbërja e sprejit të përdorur nga polici të ketë ndikuar në gjendjen e të ndjerit, por se kjo duhet të vlerësohet nga ekspertët përkatës.

Rasti i vdekjes së të riut po hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria, ndërsa pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia”.

Më shumë nga Lajme

  • 18:12Vjosa Osmani reagon pas vendimit të LDK-së për të qëndruar në opozitë
  • 17:49Abdixhiku: Presidentin ta zgjedhim bashkë të gjitha partitë shqiptare, LVV-ja le ta formojë e vetme Qeverinë
  • 17:41Abdixhiku pas mbledhjes: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita
  • 16:51Hiri i Etnës mban të mbyllur aeroportin e Katanias deri të premten
  • 16:39Kadrijaj pyet Fitore Pacollin: Çka është kjo veshje në zyre të ministres, na duhet njerëz me integritet në shtet