Avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçit, Luka Mishetiq gjatë konferencës së sotme mbi ecurinë e çështjes në këtë rast, ka kritikuar ashpër Prokurorinë.
Në një rast, ai i tha prokurorit Matt Halling që po i vendos kushte mbrojtjes të cilat asnjëherë nuk i ka zbatuar vetë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Gjithë paraditen Prokuroria na ka caktuar kushte që vetë nuk i ka zbatuar asnjëherë sa i përket Rregullës 107. Prandaj, nuk po e kuptoj këtë vendosjen e kushteve prej tyre. Iu thash edhe njëherë se nëse do të kemi nevojë që të na ndihmoni ju, do e bëjmë kërkesën përkatëse përpara 18 gushtit”, tha Mishetiq.
Kjo kishte të bënte më shumë për parashtrimet e prokurorit Matt Halling lidhur me pyetjet e gjyqtarëve ndaj mbrojtjes për dëshmitarët sipas Rregullës 107, për të cilët kërkohet autorizim.