Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati i Naimit Murselit kërkon që t’i jepet dy minuta kohë për një konsultim me të

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 09:44
Avokati i Naimit Murselit kërkon që t’i jepet dy minuta kohë për një konsultim me të

Ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavëz dhe Kushtrim Kokallës të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Me të filluar seanca avokati i Naimit Murselit kërkoi që t’i jepen dy minuta kohë për një konsultim me të.

Në sallën e gjyqit, nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar, janë futur tre të akuzuarit: Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe i dyshuar për organizimin e vrasjes, si dhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla, të dyshuar për përfshirje në këtë krim.

Në salla ka arritur edhe Leonard Ademaj, vëllau i të ndjerës Liridona Ademaj.

Sipas juristes për media, Flutura Kusari, gjatë seancës së sotme pritet të dëshmojë vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim të papritur në agjendë.

Pak ditë më parë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Murselit.

Sipas raportit zyrtar, “tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore, as e përkohshme dhe as e përhershme”.

Raporti gjithashtu konstaton se në momentin e kryerjes së krimit, Murseli ka qenë plotësisht i vetëdijshëm për veprimet dhe pasojat e tyre.

Më shumë nga Lajme

  • 08:28Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
  • 08:23Kamberi tregon çfarë pritet nga Lista Studentore në Serbi: A do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës?
  • 08:16Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
  • 08:14Ish-drejtori i Policisë për vr-sjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari
  • 07:46Hoxha kritikon VV-në pas seancës për rastin e Arlindës: Më vjen turp për ministrat