Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati Arsim Vranovci bën thirrje për paqe: Jetojmë në dy shtete, por Kosovën dhe Shqipërinë i duam njësoj

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 15:55
Avokati Arsim Vranovci bën thirrje për paqe: Jetojmë në dy shtete, por Kosovën dhe Shqipërinë i duam njësoj

Avokati Arsim Vranovci ka përcjellë një mesazh paqeje dhe solidariteti, duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje, shmangie të dhunës dhe mbrojtjen e çdo personi në Shqipëri. Në qendër të apelit të tij është dëshira që askush të mos lëndohet dhe që çdo mosmarrëveshje të trajtohet përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

“Dëshira jonë është që asnjë person të mos lëndohet, as student, as polic dhe asnjë qytetar tjetër. Bëjmë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe shmangie të çdo akti dhune. Shqetësimi dhe kujdesi për njëri-tjetrin nuk ndalen në kufi”, shprehet Vranovci.

Ai u drejtohet qytetarëve të Kosovës me ftesën që këtë mesazh paqeje dhe solidariteti t’ua përcjellin të afërmve dhe miqve të tyre në Shqipëri, duke kontribuar në ruajtjen e qetësisë dhe forcimin e mirëkuptimit.

“Ne e duam Shqipërinë, i duam studentët dhe e respektojmë Policinë. Studentët janë e ardhmja jonë, ndërsa policët janë bijtë dhe bijat e të njëjtit komb. Për ne, çdo shqiptar ka rëndësi dhe siguria e secilit duhet të jetë mbi çdo përplasje”, thekson ai.

Vranovci nënvizon se respekti për të drejtën e shprehjes dhe protestës paqësore duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe kujdes për jetën e dinjitetin e çdo personi. Ai apelon që të gjithë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe t’i japin përparësi dialogut, duke shmangur veprimet që mund të nxisin tensione apo përplasje.

“Jetojmë në dy shtete, por na bashkon një komb, një gjuhë dhe një histori. Kosovën dhe Shqipërinë i duam njësoj, sepse në të dyja rreh e njëjta zemër shqiptare. Duam që zëri i arsyes dhe i dialogut të mbizotërojë. Asnjë shqiptar kundër shqiptarit”, përfundon mesazhi i avokatit Arsim Vranovci.

vranovciduamthirrje

Të ngjashme

Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar

Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar

23:16

Më shumë nga Lajme

  • 17:10Protestuesit e fusin një veturë në mes të sheshit “Dëshmorët e Kombit” dhe i vënë flakën
  • 16:48Drejtori i Policisë: 167 shtetas të arrestuar për pesë ditë, 7 policë janë pezulluar
  • 16:34Gjini: Një ditë, jo larg, kemi me qenë në pushtet
  • 16:26Fillon takimi i kryetarit Gjini me strukturat e Aleancës
  • 16:23Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë