Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati Arianit Koci merr përsipër rastin e Osman Selmanit të arrestuar në Serbi

GD
Gazeta Demos4 korrik 2026 në 18:32
Avokati Arianit Koci merr përsipër rastin e Osman Selmanit të arrestuar në Serbi

Avokati i njohur, Arianit Koci, i është përgjigjur pozitivisht rastit të Osman Selmanit, i cili u arrestua në Serbi, nën pretendimet se ka kryer krime lufte.

Avokati Koci ka riafirmuar se, rëndon si shumë hera të kaluara, edhe tani do të jetë në shërbim të qytetarëve që përballen me akuza të tilla.

“Familja e të arrestuarit tashmë më ka kontaktuar. Çdo informatë që është për publikun, do ta plasoj. Besoj që e dini se këto çështje janë shumë sensitive” ka thënë Koci.

Prandaj, avokati konfirmoi se kudo që të lindë nevoja, ai do të jetë me ekspertizën e tij profesionale juridike.

Koci bëri me dije se kohëve të fundit ka pranuar shumë ankesa nga shqiptarë të Kosovës, që po hasin në aktivitet të shtuar të policisë serbe.

“Për më tepër, kohëve të fundit, në baza ditore po pranoj ankesa dhe informata nga qytetarë shqiptarë të Kosovës që janë në transit nëpër Serbi, lidhur me aktivitetin e shtuar të policisë dhe prokurorisë serbe” tha ai.

Me këtë rast, Koci ka një thirrje për institucionet.

“Në anën tjetër, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe gjithë Qeverisë së Kosovës që ta rrisin kujdesin, angazhimin dhe praninë institucionale për mbrojtjen e interesave të ligjshme të qytetarëve të Kosovës që hasin në telashe në Serbi” deklaroi avokati Koci.

Osman Selmani u arrestua më 1 korrik në pikën kufitare Mutivodë, derisa po kthehej nga vendlindja.

Prokuroria për Krime Luftë në Beograd rekomandoi t’i caktohet një muaj paraburgim, rekomandim ky i miratuar nga Gjykata serbe.

Ndonëse shteti serb pretendon se Selmani ka kryer krime lufte, një gjë të tillë e mohon familja e tij.

Madje, Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së dje pohoi se Osman Selmani nuk ishte pjesë e ushtrisë dhe as nuk figuron në regjistrat e veteranëve të luftës.

“Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër.

Kërkojmë që institucionet e Kosovës të veprojnë pa vonesë. Çdo qytetar që u nënshtrohet këtyre procedurave ligjore të motivuara politikisht meriton mbrojtje të plotë konsullore dhe ligjore, dhe Republika e Kosovës ka edhe detyrimin për ta ofruar atë” deklaroi dje, OVL-UÇK për indeksin.

Arianit Koci

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mustafa: Jam takuar me Kurtin për ta diskutuar platformën time për zhbllokimin institucional
  • 23:31“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Hagë
  • 23:31Pas ditësh heshtjeje, vjen reagimi i parë i Jozit në rrjetet sociale
  • 22:48Deputetja e PDK-së: U tradhtuam nga Vetëvendosje
  • 22:46Përparim Gruda akuzon Armend Mujën se gënjeu publikisht për analizat e qumështit Vita: Në një vend normal kish shku në burg