Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avdullah Hoti: Kam pasur rezultate që s’janë mbërri që nga vdekja e Ibrahim Rugovës

GD
Gazeta Demos28 janar 2026 në 22:00
Avdullah Hoti: Kam pasur rezultate që s’janë mbërri që nga vdekja e Ibrahim Rugovës

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka folur për periudhën sa ai drejtoi me ekzekutivin në vitin 2021.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se rezultatet e tij s’janë mbërri që nga vdekja e Ibrahim Rugovës.

“Unë kam pasur rezultate të jashtëzakonshme që nuk janë mbërri asnjëherë që nga vdekja e Rugovës. Rezultati më i lartë që ka mbërri ndonjëherë LDK-ja ka qenë ai i vitit 2017 kur unë i kam prirë LDK-së në garë, pa qenë kryetar i partisë”, u shpreh Hoti.

Ai po ashtu tha se të gjitha detyrat institucionale i ka kryer me përgjegjësi maksimale.

“Të gjitha detyrat i kam kryer me përgjegjësi maksimale. Ka shenjë në shoqërinë e Kosovës kur unë, dhe LDK-ja, kam pasur përgjegjësi institucionale, si në pushtet lokal bashkë me kryetarin Mustafa atëherë në Prishtinë, si në ministri të Financave, ashtu edhe në qeveri sa kemi qenë. Edhe në opozitë sa kemi qenë, ka legjislacion që i ka dhënë drejtim vendit në plot situata. Pra, kam lënë shenjë”.

“Kemi pasur rezultat të dobët më 2021, kryetari i partisë ka marrë përgjegjësi sepse i takon, sepse ai është personi që vendos për atë çështje. Unë e kam marrë përgjegjësinë duke mos i hyrë fare asaj gare për shkak të atij rezultati zgjedhor”, potencoi Hoti.

Kandidati për kryetar të LDK-së tha se po ta marrë drejtimin e partisë, do ta kthejë atë në shtratin e vet.

avdullah hoti

Më shumë nga Lajme

  • 20:45Një shtetas i Kosovës arrestohet në Greqi, i gjenden 324 kg kanabis
  • 20:31GazetaDemos sjell rrëfimet e grave nga Burgu i Lipjanit: Veprat, jeta pas katër mureve dhe shpresat për të ardhmen
  • 20:31Varret masive në Zubin Potok -Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë
  • 20:25​Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara
  • 20:1513 vatra zjarri aktive në Shqipëri