Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AUV vendos ta heq prej tregu djathin Mozzarella nga qumshti i buallicës

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 20:02
AUV vendos ta heq prej tregu djathin Mozzarella nga qumshti i buallicës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se do ta heq nga tregu djathin Mozzarella nga qumështi i buallicës.

Ky vendim vjen pasi AUV ka marr njoftim lidhur me praninë e mundshme të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella të prodhuar nga qumështi i buallicës.

Njoftimi i plotë:

AUV njofton opinionin për djathin Mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1 prodhuar nga qumështi i buallicës Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka marrë një njoftim me numër 2026.0032, lidhur me praninë e mundshme të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella të prodhuar nga qumështi i buallicës. Duke u bazuar në vlerësimin e mundshëm të një rreziku serioz, Agjencia është duke ndërmarrë masat e nevojshme, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, për të monitoruar këtë rast dhe për të tërhequr nga tregu djathin Mozzarella nga qumështi i buallicës. Lotet e ndikuara janë: 25346, 25347, 25349 dhe 25350, me origjinë nga Italia, prodhuesi Caseificio Coop. “La Contadina” A.R.L., eksportuesi Cepparo S.P.A. Itali dhe i importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar për monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese për të siguruar që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt, të shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.

djath

Më shumë nga Lajme

  • 16:04Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca
  • 16:04​Begaj: Investimet në mbrojtje dhe partneriteti me NATO-n, kyçe për sigurinë kombëtare
  • 15:56Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet t’i rishikojë marrëdhëniet diplomatike, EULEX-i duhet të mbyllet
  • 15:32Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet t’i rishikojë marrëdhëniet diplomatike, EULEX-i duhet të mbyllet
  • 15:00Salih Sekiraqa ballafaqohet me pronarin e lokalit: A ke qenë najher tek unë me lyp pare