Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze “Jelly” të prodhuara në Japoni

GD
Gazeta Demos23 shkurt 2026 në 14:54
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze “Jelly” të prodhuara në Japoni

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka njoftuar se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), kanë pranuar njoftimin lidhur me rrezikun e mundshëm nga konsumimi i karameleve me xhelatin (Hello Kitty Apfel Koniac Gelee), të prodhuara nga Sanrio Co., LTD. në Tokio, Japoni dhe eksportuar nga Holanda.

Për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e konsumatorëve, AUV, thotë se ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të këtijë produkti nga tregu dhe asgjësimin e tij.

AUV përmes një njoftimi në Facebook, thotë se të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt, me datën e skadimit 11/06/2026 dhe peshë 150g, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në deponitë nga e janë furnizuar. Po ashtu, konsumatorët që i kanë blerë këto produkte janë të këshilluar të mos i përdorin.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbeten të përkushtuara në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 17:42Raportohet se janë gjetur mbetje mortore të 11 trupave në Kalludër
  • 17:40Hoxhaj: VV-ja s’ka vullnet politik për marrëveshje, por për nënshtrimin e opozitës
  • 17:35Arrestohet një serb në Mitrovicë e Jugut, dyshohet se i ofroi 20 euro policit për të shmangur gjobën
  • 17:33Krasniqi: Mos u çuditni me axhën Avni Dehari më -njeriu që lejon me ju shkatrru familja se ka hallë edhe me u shkatrru republika
  • 17:29U qëllua me kallashnikov - Vrasja në Korçë, 20-vjeçari pjesë e Forcave të Armatosura