Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

AUV izolon 15 kilogramë djathë mozzarella, dyshohet për toksina

GD
Gazeta Demos9 janar 2026 në 10:57
AUV izolon 15 kilogramë djathë mozzarella, dyshohet për toksina

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka izoluar 15 kilogramë djath Mozzarella Bufalo, i dyshuar për praninë e aflatoksinës M1, për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve në Kosovë.

Sipas njoftimit të AUV-së, izolimi është realizuar në prani të zyrtarëve të agjencisë dhe të palës përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Djathi i dyshuar është prodhuar nga kompania italiane Caseificio Coop. “La Contadina”, nga qumështi i buallicës me origjinë nga Italia, dhe është importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe. Së shpejti do të fillojë procesi i asgjësimit të këtij produkti.

AUV thekson se ky veprim ka për qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve të cilësisë ushqimore.

Edhe pse agjencia po përballet me mungesë inspektorësh, ajo mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese për të siguruar që konsumatorët të kenë ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm .

AUV

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kërçeli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
  • 23:39Zbulohen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm në Mitrovicën e Veriut, shoqërohen katër persona
  • 23:19Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
  • 23:18Quni thotë se ka heshtur që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Pres epilogun përfundimtar të gjykimit
  • 23:13Mala: Truri i njeriut aktualisht mbizotëron Inteligjencën Artificiale