Kjo kompani është bërë zemra e menaxhimit dhe transferimit të automjeteve të blinduara luksoze, kryesisht modeleve të famshme Audi A8 dhe markave të tjera prestigjioze gjermane.
Pas një periudhe përdorimi prej 2–3 vitesh nga institucionet shtetërore gjermane, këto makina të blinduara kalojnë në pronësi të zotit Nikqi, afaristit nga Peja, i cili ka marrë në dorë drejtimin e këtij biznesi ekskluziv.
“Auto Zentrum Quakenbrück” ka fituar të drejtën ekskluzive për shpërndarjen e këtyre automjeteve në tregun ndërkombëtar, një privilegj i mbrojtur dhe garantuar fuqimisht nga institucionet gjermane.
Një pjesë e madhe e këtyre makinave tashmë është eksportuar në vendet e Ballkanit, duke furnizuar institucione kyçe si Policia, Ambasadat, Konsullatat dhe shumë entitete të tjera shtetërore.
