Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të përfundojnë regjistrimin e punëtorëve në Sistemin Elektronik EDI, pasi afati i fundit për deklarimin e të dhënave është 31 tetori 2026.
Sipas njoftimit të ATK-së, ky detyrim vlen për të gjithë punëtorët që aktualisht janë në marrëdhënie pune. Punëdhënësit që ende nuk e kanë kryer regjistrimin duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme brenda afatit të përcaktuar.
Regjistrimi realizohet përmes Sistemit Elektronik EDI, ku duhet të plotësohet formulari përkatës për secilin punëtor, me të dhëna të plota dhe të sakta, në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.
ATK-ja ka theksuar se përmbushja e këtij detyrimi është e rëndësishme për zbatimin e legjislacionit tatimor dhe për mbajtjen e të dhënave të sakta dhe të përditësuara për të punësuarit.
