Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Asnjë shqiptar nuk u punësua si zjarrfikës në Preshevë e Bujanoc, Rexhepi: Mendësi e spastrimit

GD
Gazeta Demos30 korrik 2026 në 17:10
Asnjë shqiptar nuk u punësua si zjarrfikës në Preshevë e Bujanoc, Rexhepi: Mendësi e spastrimit

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka reaguar pas publikimit të listës së 400 zjarrfikësve të rinj nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, duke pretenduar se asnjë shqiptar nuk është përzgjedhur në komunat me shumicë shqiptare.

Sipas Rexhepit, në Preshevë, ku mbi 95 për qind e popullsisë është shqiptare, janë punësuar dy serbë dhe asnjë shqiptar. Ndërkaq, në Bujanoc, ku shqiptarët përbëjnë mbi 62 për qind të popullsisë, janë punësuar tre serbë dhe asnjë shqiptar.

Ai shtoi se Medvegja nuk figuron fare në listën e publikuar.

“Ky nuk është konkurs. Kjo është vazhdimësi e mendësisë së përjashtimit të qëllimshëm. Është mendësi e spastrimit”, ka shkruar Rexhepi në reagimin e tij.

Enkel Rexhepi

Më shumë nga Lajme

  • 23:41“UÇK simboli që na bashkon”, Endriti emocionohet nga performanca e Yllit
  • 23:40Nesër, sërish protestë për çlirimtarët
  • 23:25Policia, për protestën: Jemi detyruar të ndërmarrim masa shtesë, ka pasur defilime me automjete dhe vozitje të rrezikshme
  • 23:25Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
  • 23:13Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale