Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Asnjë kandidat shqiptar nuk paraqitet në intervistim për Bordin e RTK-së, deputetët opozitarë ngrenë alarmin për ndikime nga VV

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 12:00
Asnjë kandidat shqiptar nuk paraqitet në intervistim për Bordin e RTK-së, deputetët opozitarë ngrenë alarmin për ndikime nga VV

Kandidatët nga komuniteti shqiptarë për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës nuk kanë shkuar në intervistim, bëri të ditur në seancën e sotme në Kuvend shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

Rrjedhimisht, ajo tha se sot nuk ka kanditatë për t’i propozuar Kuvendit për këtë bord.

“Gjatë intervistave të zhvilluara, nuk kemi arritur që të kemi kandidatë që plotësojnë kriteret për t’u prezantuar këtu në seancë dhe do të vazhdojmë me propozime vetëm për anëtarët e komunitetit joshumicë joshqiptar dhe anëtarët joshumicë joserb”.
Pas kësaj, deputetët opozitarë ngritën shqetësime dhe akuzuan partinë në pushtet se ky proces është dëmtuar për shkak të interencave politike dhe se kandidatët po demotivohen për shkak se anëtarë bordi emerëohen gjithmonë ata që kanë lidhje politike me Vetëvendosjen.

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, tha se nuk është që nuk i kanë plotësuar kriteret kandidatët e shumicës shqiptare, por janë tërhequr të gjithë nga gara dhe nuk është paraqitur asnjëri prej tyre në intervistim.

“Prandaj, kjo çështje duhet të na shqetësojë të gjithëve dhe ne duhet të krijojmë kushte e të inkurajojmë profesionistët dhe njerëzit që mundën të kontribuojnë në këtë fushë që të konkurojnë, të mos frikësohen dhe të vazhdojnë procedurat pa interferime politike e pa ndikime politike”.

Musliu tha se të gjithë kandidatët shqiptarë kanë marrë vendim të tërhiqen nga intervista dhe s’është paraqitur askush në intervistë pavarësisht se të gjithë i kanë plotësuar kushtet që me qenë pjesë e intervistës ose e bordit të RTK’së.

“RTK s’është e asnjë partie politike, prandaj të gjithë pa dallim duhet t’i mbajmë duart larg nga institucionet e pavarura”.

Kundër-replikë pati Nagavci.

“Gjashtë kandidatë që i kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e intervistave, njëri është lajmëruar se nuk ka mundësi të vijë sepse ka qenë jashtë vendit, ndërkaq pesë kandidatët tjerë s’kanë marrë pjesë fare. Andaj edhe nuk kemi propozime për seancë dhe besoj se do të rishpallet konkursi”.

Ngjashëm sikurse Musliu edhe deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ngriti alarmin se po dëmtohen rëndë trupat e pavarur kushtetues të vendit me emërime politike.

“Konkursi ka qenë për katër anëtarë që duhet të zgjidhen për Bordin e RTK’së. E vërtetë që shqiptarët e nominuar s’kanë ardhur në intervistë”, tha ai, duke përmendur se paraprakisht në Kuvend u emëruan anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shkencës sipas preferencave të Vetëvendosjes.

“Ky është një demotivim për të tjerët nëse nuk e gjejnë një lidhje për të komunikuar me Vetëvendosjen dhe për t’u bërë anëtar i bordit të RTK’së. Dhe kjo është për të ardhur keq. Të njëjtit që janë tërhequr nga kjo garë, kanë qenë edhe në garën e kaluar. Në fakt i kanë pasë CV’të shumë më të avancuar dhe përgjigjet gjithashtu, por poentimi ka shkuar jo mirë dhe pasojat shihen se si menaxhohet RTK. Nëse hapim konkurs, mos t’ju kërkojmë CV, vijnë intervistohen i pëlqejnë subjektit politik e sigurojnë shumicën parlamentare. Pse duhet me i lodhë njerëzit me fotokopjime e CV e me paraqitë grada shkencore e me paraqitë lloj-loj angazhimi profesional dhe në fund s’merret fare parasysh. Kjo është arsyeja që na është thënë se janë tërhequr shumica nga këta dhe sot nuk kemi të propozuar anëtarë nga komuniteti shqiptar”.

Zemaj tha se gjendja më e mirë s’është as te kandidatët nga komunitetet.

“Njëjtë vlen edhe për komunitetet. Janë vetëm dy sepse dy duhet të sillen në Kuvend, janë tërhequr të tjerët. Janë logjikë që e instaluar e Kuvendit të Kosovës në ndërtimin e trupave të pavarur kushtetues të Kosovës. Kjo do t’i bëjë dëm institucioneve të pavarura. Kjo është fatkeqësi për vendin”.

Edhe deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, tha se nëse s’kanë rëndësi profilet e të arriturat profesionale të kandidatëve, atëherë mos t’u kërkohet fare CV.

“Nuk kanë pse me ardhë me kandidu sepse është krijuar perceptimi sepse nuk do të kalojmë dhe se janë njerëzit e përzgjedhur para se me ardhë në intervista. Gjatë poentimit e kemi parë se ata që në intervista kanë qenë tepër të dobët janë poentuar me maksimumin e poenave, ndërkaq ata që kanë qenë tepër të mirë dhe kanë merituar përkrahjen e Komisionit ata janë poentuar me minimum. Kjo është arsyeja që njerëzit me integritet nuk kanë dashur të kandidojnë dhe janë tërhequr për shkak të këtij përçmimi që i është bërë nga Komisioni. S’ka integritet të Komisionit këtu, ka veç interferenca politike. Ai që i përmbush kriteret politike për me qenë në atë bord apo agjencion kalon, të tjerët nuk kandidojnë”.

intervistimdeputetëtopozitarë

Të ngjashme

Deputetët mblidhen nesër, shqyrtojnë pikat nga seancat e kaluara, ky është rendi i plotë i ditës

Deputetët mblidhen nesër, shqyrtojnë pikat nga seancat e kaluara, ky është rendi i plotë i ditës

16:56

Më shumë nga Lajme

  • 13:44Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente
  • 13:24Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët
  • 13:07Rama kërkon nga BE-ja hapjen e statusit të kandidatit për Kosovën
  • 13:01Çitaku rikujton: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë
  • 12:56Presidentja Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s’mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë