Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Asgjësohen mijëra preparate të falsifikuara për larje dhe pastrim të markës “Ariel”

GD
Gazeta Demos19 mars 2026 në 10:58
Asgjësohen mijëra preparate të falsifikuara për larje dhe pastrim të markës “Ariel”

Gjatë ditës së sotme, Dogana e Kosovës ka njoftuar se është realizuar asgjësimi i 4 mijë copë preparate të falsifikuara për larje dhe pastrim, të cilat mbanin në mënyrë të paautorizuar markën tregtare “Ariel”.

Mallrat në fjalë janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë pas identifikimit të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe bartësit e të drejtave, si dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, dogana thotë se gjykata kompetente ka nxjerrë vendim për asgjësimin e tyre.

“Produktet e falsifikuara, veçanërisht ato të kategorisë së preparateve për pastrim, përbëjnë rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve dhe sigurinë publike, pasi nuk i nënshtrohen kontrolleve të nevojshme të cilësisë dhe standardeve të sigurisë. Asgjësimi i këtyre mallrave është kryer në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe nën mbikëqyrje doganore, me qëllim parandalimin e shpërndarjes dhe përdorimit të tyre në treg”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 08:19Trump: SHBA-ja ka “sasi masive” municionesh
  • 08:05Nga sot nisin kontrollet në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij
  • 08:04Nxehtësi ekstreme, ndizet “alarm i kuq” në 27 qytete në Itali
  • 07:52KEDS del me njoftim: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:48Sot protestë para Parlamentit, kjo është arsyeja