Art Haliti për shkak të një dëmtimi që i është shkaktuar gjatë procesit të lindjes, ka nevojë për intervenim të specializuar jashtë vendit, përkatësisht në Vjenë të Austrisë.
Si pasojë e dëmtimit të pleksusit brakial, ai s’mund ta lëviz njërën dorë dhe përmirësimi natyral është i pamundur pa ndërhyrje specialistike kirurgjikale.
Ai tashmë është shtatë muajsh, dhe kjo ndërhyrje duhet të kryhet në mes të moshës 6 dhe 9 muajshe. “Rekomandimi është shumë i qartë: ndërhyrja kirurgjikale është shumë e nevojshme dhe duhet të kryhet midis moshës 6 dhe 9-muajshe. Djali ynë tani është 7-muajsh dhe kjo është një periudhë kritike për zhvillimin e tij. Veprimi i shpejtë mund të përmirësojë ndjeshëm rikuperimin e tij afatgjatë. Vonesa në trajtim mund të sjellë humbje të përhershme të funksionit të krahut”, thuhet në njoftimin e të afërmeve.
