Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arsimi dhe shëndetësia paralele, Orav: Zgjidhja s’është shumë afër, Sorensen do të punojë që të jetë e pranueshme për të gjithë

GD
Gazeta Demos21 mars 2026 në 12:55
Arsimi dhe shëndetësia paralele, Orav: Zgjidhja s’është shumë afër, Sorensen do të punojë që të jetë e pranueshme për të gjithë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, i cili do të përfundojë mandatin në Kosovë këtë muaj, në një intervistë të përgjithshme për gazetarë në Kosovë ka folur edhe për çështjen e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës.

Orav ka thënë se për këto dy çështje duhet të gjendet një zgjidhje përfundimtare përmes Dialogut dhe se me këtë do të merret emisari, Peter Sorensen.

Megjithatë Orav ka sqaruar se s’mund të pritet ndonjë zgjidhje shumë shpejt dhe se duhet kohë për procesin.

“Sigurisht që ne duam që shëndetësia, arsimi dhe të gjitha ato struktura të mbijetojnë. E përsëris, këto janë aktualisht struktura paralele dhe statusi i tyre duhet të zgjidhet përmes dialogut. Sigurisht që një ditë do të ketë një zgjidhje. Ajo ditë nuk është shumë afër sepse procesi kërkon kohë, është një çështje shumë e vështirë dhe komplekse. Por dua t’ju siguroj se kjo është në duart e sigurta të Bashkimi Evropian, në duart e Peter Sorensen – dhe ai do të merret me këto çështje në mënyrë që të arrijë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.”, ka thënë Orav.

Aivo Orav

Më shumë nga Lajme

  • 21:16“Fryma e Presidentit Rugova”, mesazhi i shkurtër i Kujtim Shalës pasi kundërshtoi kandidaturën e Bekim Sejdiut
  • 21:13Më 6 shtator mbahet akademi përkujtimore në 23-vjetorin e vrasjes së heroit Hajdar Ahmeti
  • 21:02Përshkallzon protesta në Tiranë, protestuesit kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë!
  • 21:02Haxhiu kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Bojkoti ndaj presidentit është papërgjegjësi
  • 20:53Kongresisti amerikan: Vuçiqi, kukull e Kinës, teknologjia kineze të refuzohet