Policia shqiptare ka zbuluar një arsenal armësh të fshehur në një furgon të kamufluar si mjet mirëmbajtjeje rrugore me logon e kompanisë “Gener 2”, i parkuar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Në pranga është vënë Eugert Sino, 34 vjeç, pronari i furgonit, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës, person në kërkim nga SPAK për vrasje dhe pastrim parash. Sino ka punuar më herët si banakier në lokalin “Monopol”, në pronësi të Hoxhës.
