Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet një zyrtar komunal i Gjakovës për ryshfet

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 16:16
Arrestohet një zyrtar komunal i Gjakovës për ryshfet

Një zyrtar komunal, konkretisht i administratës lokale, është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas policisë, janë zhvilluar hetime dhe është zbatuar një masë e veçantë e hetimit me urdhër të Gjykatës Themelore. Gjatë realizimit të masës janë siguruar prova materiale që lidhen me veprën penale. Paratë që ishin objekt i simulimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndryshe, personi i dyshuar është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij, ku ka vendosur të ushtrojë të drejtën për të mbetur në heshtje.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin kompetent. Pas intervistimit, prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit”.

“Hetimet janë në fazë fillestare dhe do të vazhdojnë në drejtim të ndriçimit të plotë të rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe veprimeve të paligjshme që cenojnë integritetin institucional”, thuhet në njoftimin e PK-së

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 17:36Hoxha: Nga nesër “Liria ka emër” zhvendoset në Hagë, më 16 shtator presim vendim lirues
  • 17:33“Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik
  • 17:26Numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara në Evropë arrin një nivel rekord
  • 17:06Mbeti me dy nxënës, mbyllet një shkollë në Korçë
  • 17:04Formimi i Qeverisë dhe Kuvendit, ja çka thojnë nga BE