Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 13 tetor, rreth orës 12:00.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
