Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj pasi qëlloi me armë në dasmë, sekuestrohen katër armë zjarri

GD
Gazeta Demos4 gusht 2025 në 08:51
Arrestohet një person në Ferizaj pasi qëlloi me armë në dasmë, sekuestrohen katër armë zjarri

Një burrë 57-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë një dasme në fshatin Greme. Policia ka sekuestruar katër armë zjarri, përfshirë dy pistoleta dhe dy pushkë gjuetie, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për mbajtje të paautorizuar të armëve dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht rreth orës 13:00, kur Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, S.A. (57), janë gjetur 50 gëzhoja dhe janë sekuestruar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

Hetimet kanë vazhduar edhe ditën e nesërme, më 3 gusht, ku ka rezultuar se ishin përdorur edhe armë të tjera që nuk ishin paraqitur fillimisht. I dyshuari ka dorëzuar edhe dy armë të tjera: një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, të cilat po ashtu janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për shmangien e përdorimit të armëve në festa, duke paralajmëruar për pasojat e rënda që mund të sjellin të shtënat me armë.

Më shumë nga Lajme

  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend
  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore