Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar 8 muaj e gjysmë burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

“I arrestuari është dënuar për veprën penale ‘Vjedhje’ nga neni 314, i KPRK-së. I arrestuari M.K. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.