Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të 5 korrikut në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në një parking.
Sipas Policisë, nga i dyshuari, mashkull kosovar, është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
