Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Arrestohet në Prizren një i kërkuar me mbi 3 vjet burgim për vjedhje

GD
Gazeta Demos22 gusht 2025 në 13:19
Arrestohet në Prizren një i kërkuar me mbi 3 vjet burgim për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar një 26-vjeçar nga Prizreni, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi me mbi tre vite burgim për vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë në Facebook, arrestimi i K.T. është bërë mbrëmë, më 21 gusht, rreth orës 22:35, pas një informacioni operativ se ai ndodhej në një lokal në qytet.

Njësia e inteligjencës ka verifikuar praninë e tij, ndërsa njësia patrulluese ka arritur në vendngjarje rreth orës 22:46.

Gjatë tentativës për t’u identifikuar, i kërkuari ka tentuar të largohet me vrap, por është ndaluar dhe arrestuar nga policia.

Bazuar në aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Prizren, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit prej 3 vitesh e 25 ditësh burgim.

Policia ka bërë të ditur se aksioni është pjesë e Planit Operativ “Realizimi i urdhëresave të personave në kërkim – 2025”, i cili ka për qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave që i janë shmangur drejtësisë.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Kundër Kurtit dhe për Arlindën/ Nesër dy protesta në Prishtinë
  • 23:29Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
  • 23:22Pushteti i ri në Beograd, pa shenja për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës
  • 22:25Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor