Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar në Budapest.
Bëhet fjalë për Auron Hajdini alias Auron Hysaj, i cili është dënuar me 5 vjet burgim për vjedhje me dhunë. Atij i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë burg.
“Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar: Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë”, njofton policia.