Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 22:36
Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me dyshimet për veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe grumbullimit të provave materiale është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar ndaj të cilit nga provat e siguruara është ngritur dyshimi i arsyeshëm se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme lidhur me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 294, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë veprimtari të kundërligjshme të personit të dyshuar, me datën 03.09.2026 është lëshuar urdhëresë për kontrollimin e vendbanimeve të të lartcekurit, ku gjatë zbatimit urdhëresës njësitë policore kanë lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar të përfshirë në rast, si dhe kanë kontrolluar dy lokacione në pronësi të të njëjtit në Prishtinë.

Gjatë kontrollit në këto dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale si; Para të gatshme në vlerë 41.655 euro dhe 20 franga zvicerane, dy telefona, USB, llaptop, 10 vula të ndryshme, 49 kartela gërvishtëse, një veturë, si dhe dëshmi të tjera që ndërlidhen me rastin.

Në lidhje me rastin pas përfundimit të procedurave të parapara i dyshuari me vendim të prokurorit të çështjes është dërguar në ndalim prej 48 orësh

dyshuariskemavepiramidale

Më shumë nga Lajme

  • 12:35‘‘I lidh 30 mijë banorë të Arbërisë me qendrën’’, Rama: Qeveria po e bllokon ishullin urban
  • 12:05Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës
  • 11:47IKShPK njofton se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal
  • 11:33Bajrami e LDK-së kërkon përgjegjësi për mospërfundimin e rrugës Prishtinë-Podujevë
  • 10:51Aksion në Kaçanik: 41 bimë kanabisi dhe marihuanë, prangoset i dyshuari