Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet burri që dyshohet se sulmoi një 11-vjeçar në oborrin e shkollës në Deçan

GD
Gazeta Demos1 prill 2026 në 14:47
Arrestohet burri që dyshohet se sulmoi një 11-vjeçar në oborrin e shkollës në Deçan

Është arrestuar një burrë në Deçan pasi dyshohet se ka sulmuar një 11-vjeçar në mes të oborrit të shkollës. Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i dyshuari është një prind.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, ku i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë mësimdhënësit e shkollës për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Një prind dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënës në oborrin e shkollës, ku për fat të mirë më vonë kanë intervenuar mësimdhënësit e kësaj shkolle. Më pas është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët e kanë arrestuar personin e dyshuar, ndërkaq i mituri ka pranuar tretman mjekësor”, tha Nikçi për “Betimi për Drejtësi“.

Më pas është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar të dyshuarin, ndërkohë që i mituri është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Nikçit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 14:45Vdes vëllai i dëshmorit nga Gjakova, Ymer Golaj - Familjarët njoftojnë për ceremoninë e varrimit
  • 14:44Propozimi i PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Rrahmani shpjegon çka synon nisma
  • 14:37Ganimete Musliu publikon foton e të mbijetuarit të ''Ma'sakrës së Izbicës'': Baca Milazim kërkon drejtësi
  • 14:36Liri, djali i Kadri Veselit në protestën e studentëve kundër vendimit në Hagë
  • 14:35Lladrovci: Heronjtë e dëshmorët janë udhërrëfyesit tanë