Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova i dyshuar për trafikim droge, ishte shpallur në kërkim nga Finlanda

GD
Gazeta Demos8 dhjetor 2025 në 09:49
Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova i dyshuar për trafikim droge, ishte shpallur në kërkim nga Finlanda

Policia e Shtetit ka njoftuar se shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë arrestuar një shtetas kosovar 40-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze, shkruan Gazeta Demos.

I arrestuari është ndaluar me qëllim ekstradimin drejt Finlandës, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet finlandeze.

”Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike””, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

PKK Morinë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të RSh-së, 40-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë.

Më shumë nga Lajme

  • 17:12Trump falënderon Kosovën: Kontribuuat për stabilizim në Gaza
  • 17:12Trump i thotë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se përballet me një 'vendim të madh' për Iranin
  • 17:08Drejtësia kosovare quhet “e korruptuar” në Speciale – kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë
  • 17:04​ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve
  • 17:03Mbledhja e OKB, Trump e përmend dy herë Kosovën në fjalim